BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Somali, të paktën 100 të vrarë nga shpërthimet me bomba në Mogadishu
Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud vizitoi vendin e shpërthimit dhe konfirmoi se më shumë se 300 persona u plagosën në sulmet terroriste.
Somali, të paktën 100 të vrarë nga shpërthimet me bomba në Mogadishu
Somali, të paktën 100 të vrarë nga shpërthimet me bomba në Mogadishu     Foto: AA / AA
30 Tetor 2022

Të paktën 100 persona u vranë në shpërthimet me bomba të shtunën në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raportojnë mediat lokale.

Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud vizitoi vendin e shpërthimit dhe konfirmoi se më shumë se 300 persona u plagosën në sulmet terroriste, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Somalisë (SONNA).

Ai theksoi se numri i viktimave mund të rritet.

Në dy shpërthime të njëpasnjëshme me bomba, që tronditën të shtunën Mogadishun, u regjistruan viktima të shumta civile.

Objektivi i një prej shpërthimeve ishte ndërtesa e Ministrisë së Arsimit të Somalisë në kryqëzimin e frekuentuar Zooba.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Somalisë njoftoi në Twitter se terroristët kryen dy sulme me autobombë.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us