BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Rekord botëror, realizohet martesa kolektive e 2.100 çifteve në Indi
Ngjarja është renditur gjithashtu në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, në faqen e të cilit thuhet se 2.143 çifte "së fundmi dhanë betimet gjatë një ceremonie martese në Baran".
Rekord botëror, realizohet martesa kolektive e 2.100 çifteve në Indi
Rekord botëror, realizohet martesa kolektive e 2.100 çifteve në Indi.   / Foto: Reuters
12 Qershor 2023

Më shumë se 2.100 çifte morën pjesë së fundmi në një ceremoni kolektive martese, e cila u mbajt në veri të Indisë, duke vendosur në të njëjtën kohë një rekord botëror.

Ceremonia, e mbajtur muajin e kaluar në qarkun Baran të shtetit Rajasthan, u organizua nga OJQ Shri Mahaveer Gaushala Kalyan Sansthan, kurse në të morën pjesë edhe zyrtarë qeveritarë.

Ngjarja është renditur gjithashtu në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, në faqen e të cilit thuhet se 2.143 çifte "së fundmi dhanë betimet gjatë një ceremonie martese në Baran".

Në ceremoni u thye rekordi botëror për numrin më të madh të çifteve të martuara në 12 orë, i cili më parë ishte vendosur nga 963 çifte jemenase në vitin 2013.

Gjithashtu, theksohet se “Gjatë ngjarjes u kurorëzuan edhe martesat hindu edhe ato myslimane”, dhe se zyrtarët qeveritarë të pranishëm gjatë ceremonisë lëshuan certifikata martese për secilin çift.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us