BOTA
2 minuta leximi
ShBA-ja sanksionon 4 gjyqtarë dhe zv/prokurorë të GjNP-së për urdhërarreste ndaj Netanyahut
Gjyqtari Guilloi u sanksionua për autorizim të urdhërarresteve ndaj kryeministrit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa gjyqtari Prost u përball me dënime për miratimin e hetimeve ndaj personelit amerikan në Afganistan.
ShBA-ja sanksionon 4 gjyqtarë dhe zv/prokurorë të GjNP-së për urdhërarreste ndaj Netanyahut
ShBA-ja sanksionon 4 gjyqtarë dhe zv/prokurorë të GjNP-së për urdhërarreste ndaj Netanyahut / AA
9 orë më parë

ShBA-ja ka vendosur sanksione kundër katër zyrtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përfshirë një gjyqtari që autorizoi urdhërarrestet ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit shto në listën e personave të sanksionuar gjyqtarët Nicolas Yann Guillou, Nazaht Shameem Khan, Mame Mandiaye Niang dhe Kimberly Prost.

Departamenti i Shtetit tha se Guilloi u sanksionua për autorizim të urdhërarresteve ndaj kryeministrit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa Prost u përball me dënime për miratimin e hetimeve ndaj personelit amerikan në Afganistan.

Zv/prokurorët Khan dhe Niang u sanksionuar për “vazhdimin e mbështetjes së veprimeve të paligjshme të Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër Izraelit”, duke përfshirë mbështetjen e urdhërarresteve që e shënjestrojnë udhëheqjen izraelite që nga marrja e udhëheqjes së zyrës së prokurorit.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet u vendosën sipas Urdhrit Ekzekutiv 14203, i cili shënjestron “përpjekjet keqdashëse nga Gjykata Ndërkombëtare Penale” dhe synon të vendosë pasoja mbi ata që janë të përfshirë në “shkelje kundër ShBA-së dhe Izraelit”.

Të gjitha pronat dhe interesat e individëve të sanksionuar në ShBA ose të kontrolluara nga persona amerikanë tani janë bllokuar. Subjektet në pronësi 50 për qind ose më shumë nga personat e bllokuar gjithashtu janë të sanksionuar. 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us