BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik në Uzbekistan
Presidenti turk gjatë qëndrimit në Uzbekistan pritet të zhvillojë takime dypalëshe me liderët pjesëmarrës në margjinat e samitit të 16-të të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO).
Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik në Uzbekistan
Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik në Uzbekistan.     /Foto: Republic of Türkiye Directorate of Communications/X
8 Nëntor 2023

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Uzbekistan ku do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO).

Presidenti turk do të ketë fjalë në seancën e samitit në kryeqytetin Tashkent dhe pritet të zhvillojë takime dypalëshe me liderët pjesëmarrës në margjinat e samitit të 16-të të ECO-së.

Gjithashtu, pritet të diskutohet mbi tema të ndryshme, si rritja e efektivitetit të organizatës ECO, përmirësimi i rrjeteve të tregtisë e transportit, si dhe lidhja midis vendeve anëtare.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us