BOTA
2 minuta leximi
Tërmet me magnitudë 6.0 godet Afganistanin lindor, regjistrohen qindra viktima
I rrethuar nga male, Afganistani është i prirur ndaj tërmeteve pasi ndodhet pranë nyjës së pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, një zonë me aktivitet të lartë sizmik.
Tërmet me magnitudë 6.0 godet Afganistanin lindor, regjistrohen qindra viktima
Tërmet me magnitudë 6.0 godet Afganistanin lindor, regjistrohen qindra viktima / User Upload
6 orë më parë

Një tërmet i fuqishëm goditi të dielën mbrëma provincën lindore Kunar të Afganistanit, duke lënë pas mbi 600 viktima dhe mbi 2.000 të plagosur, ndërsa autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet.

I rrethuar nga male, Afganistani është i ndjeshëm ndaj tërmeteve, pasi ndodhet pranë nyjës së pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, një zonë shumë aktive sizmike.

Shumë nga tërmetet e fundit kanë pasur thellësi të cekët, gjë që ka shtuar intensitetin e lëkundjeve në sipërfaqe dhe shkallën e shkatërrimit.

Më poshtë një përmbledhje e tërmeteve të mëdha që kanë goditur Afganistanin që nga kthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2021 dhe më herët:

31 gusht 2025
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën lindore Kunar, duke vrarë mbi 500 persona dhe plagosur mbi 2.000 të tjerë, si dhe duke rrafshuar qindra shtëpi e ndërtesa.

7 tetor 2023
Një tërmet me magnitudë 6.3 dhe pasgoditjet në provincën Herat shkaktuan mbi 2.000 viktima dhe plagosën mbi 9.000 persona. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës i vendit në vitet e fundit.

21 mars 2023
Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi provincën verilindore Badakhshan, duke shkaktuar të paktën 13 viktima në Afganistan dhe Pakistanin fqinj.

5 shtator 2022
Të paktën tetë persona humbën jetën pasi lëkundjet goditën provincën Kunar, duke shembur dhjetëra shtëpi.

22 qershor 2022
Një tërmet i cekët me magnitudë 6.1 në provincat lindore Paktika, Paktia, Khost dhe Nangarhar shkaktoi të paktën 1.036 viktima dhe rrafshoi mijëra banesa.

17 janar 2022
Një tërmet i cekët me magnitudë 5.9 në provincën perëndimore Badghis vrau të paktën 26 persona.

26 tetor 2015
Një tërmet me magnitudë 7.5, ndër më të fuqishmit në historinë e vendit, shkaktoi 399 viktima në Afganistan, Pakistan dhe Indi.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us