BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Meta do të largojë postimet ku fjala "sionist" përbën "gjuhë urrejtjeje"
Kompania tha se përdorimi i fjalës "sionist" në kontekstin e "thirrjes për dhunë" kundër hebrenjve dhe izraelitëve nuk do të lejohet.
Meta do të largojë postimet ku fjala "sionist" përbën "gjuhë urrejtjeje"
Meta do të largojë postimet ku fjala "sionist" përbën "gjuhë urrejtjeje" / Foto: AA Arkiv / Photo: AA Archive
10 Korrik 2024

Meta, kompania amë e platformave Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi se në rast të konstatimit se fjala "sionist" përdoret në kuptimin e "gjuhës së urrejtjes dhe fyerjes" në ndonjë postim, ato do të hiqen nga platformat e saj.

Meta tha në një deklaratë se është vendosur që të bëhen ndryshime në rregullore pas konsultimeve në lidhje me përdorimin e fjalës "sionist".

Në deklaratë theksohet se duhet bërë dallimi mes diskutimeve politike "legjitime" të bazuara në këtë shprehje dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar individëve dhe se përdorimi i fjalës "sionist" në kontekstin e "thirrjes për dhunë" kundër hebrenjve dhe izraelitëve nuk do të lejohet.

Deklarata vuri në dukje se postimet do të lejohen kur fjala "lidhet me një lëvizje politike" dhe shtoi: "Në vazhdim, ne do të heqim postimet ku fjala 'sionist' nuk lidhet qartë me një lëvizje politike dhe nëse nënkupton dëmtim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve nëpërmjet dhunës ose frikësimit".

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us