BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Fidan me presion ndaj Izraelit për armëpushim të përhershëm në Gaza
Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli, njoftoi se kryediplomati turk Hakan Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan.
Fidan me presion ndaj Izraelit për armëpushim të përhershëm në Gaza
Fidan me presion ndaj Izraelit për armëpushim të përhershëm në Gaza        / Foto: AA
12 Gusht 2024

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, gjatë së cilës ai kërkoi që Izraeli të shmangë "veprimet provokuese" që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të konflikteve, duke shprehur shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve në rajon.

Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli, në një postim në X tha se biseda telefonike është zhvilluar me kërkesë të Sekretarit amerikan të Shtetit. Ai u shpreh se gjatë bisedës, Fidan nënvizoi nevojën për të ushtruar presion ndaj Izraelit për një armëpushim të përhershëm në Gaza.

Gjatë bisedës telefonike, të dy zyrtarët diskutuan për procesin e negociatave ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe tensionet në rritje në rajon, tha Keçeli, duke shtuar:

“Ministri Fidan deklaroi se vrasja e shefit të Byrosë Politike të Hamasit (Ismail) Hanijeh dhe masakra e vazhdueshme kundër palestinezëve treguan edhe një herë mungesën e vullnetit të Izraelit për të vendosur paqe”.

Fidan tha gjithashtu se Hamasi ka treguar më parë një qëndrim konstruktiv ndaj një armëpushimi.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us