BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Sulm terrorist në Siri, raportohen 14 të vrarë dhe 15 të plagosur
Organizata terroriste PKK/YPG mund të qëndrojë pas sulmit të egër, thonë forcat lokale të sigurisë.
Sulm terrorist në Siri, raportohen 14 të vrarë dhe 15 të plagosur
Sulm terrorist në Siri, raportohen 14 të vrarë dhe 15 të plagosur            Foto: AA / AA
3 Shkurt 2025

Të paktën 14 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në distriktin Munbixh të provincës Alepo të Sirisë të hënën, thanë burimet lokale.

Një automjet i mbushur me ekpsloziv shpërtheu në hyrjen jugore të Munbixhit, i cili është nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).

Të plagosurit u dërguan në spitalet përreth dhe ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por forcat lokale të sigurisë thanë se ai mund të ishte kryer nga organizata terroriste PKK/YPG.

SNA-ja çliroi Manbixhin nga terroristët në dhjetor 2024 si pjesë e operacionit Agimi i Lirisë.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar. YPG-ja është dega e saj siriane.

Që nga rënia e regjimit të Asadit në Siri, grupi terrorist është përpjekur ta shfrytëzojë paqëndrueshmërinë rajonale për të krijuar një "korridor terrorist" përgjatë kufirit me Türkiyen.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us