BOTA
2 minuta leximi
Fidan: Të mos lejojmë që Srebrenica të harrohet, është përgjegjësi e të gjithëve
Kjo tragjedi e madhe, dhimbjen e së cilës ende e ndjejmë në zemrat tona, ka lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen e gjithë njerëzimit, u shpreh shefi i diplomacisë turke.
Fidan: Të mos lejojmë që Srebrenica të harrohet, është përgjegjësi e të gjithëve
Fidan: Të mos lejojmë që Srebrenica të harrohet, është përgjegjësi e të gjithëve / Reuters
11 Korrik 2025

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Türkiyes, Hakan Fidan, me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, deklaroi se të mos harrohet dhe të mos lejohet të harrohet Srebrenica dhe se kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.

Në një postim në platformën X, Fidan kujtoi se kanë kaluar 30 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8.000 civilë të pafajshëm boshnjakë.

“Kjo tragjedi e madhe, dhimbjen e së cilës ende e ndjejmë në zemrat tona, ka lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen e tërë njerëzimit. Të mos harrojmë dhe të mos lejojmë të harrohet, është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve,” theksoi Fidan.

Ai shprehu ngushëllime dhe solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

"Me respekt dhe mëshirë kujtojmë vëllezërit tanë që humbën jetën në Srebrenicë, dhe atyre që mbijetuan u urojmë durim dhe forcë", shtoi ai.

Sot do të varrosen mbetjet mortore të edhe shtatë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, të kryer nga forcat e Ushtrisë së Republikës Serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre në korrik 1995, gjatë ceremonisë kolektive të varrimit në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari.

Viktimat më të reja që do të varrosen këtë vit janë dy të rinj që ishin 19 vjeç në momentin e vdekjes: Senajid Avdić dhe Hariz Mujiq. Të dy u vranë në korrik 1995 dhe do të prehen përfundimisht 30 vjet më vonë.

Të premten do të varrosen gjithashtu mbetjet mortore të: Fate (Huso) Bektiq (1928), Sejdalija (Alija) Aliq (1961), Rifet (Mustafa) Gabeljiq (1964) dhe Amir (Ibrahim) Mujçiq (1964).

Në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës – Potoçari deri më tani janë varrosur 6.765 viktima të gjenocidit, ndërsa 250 viktima të tjera janë varrosur në varreza lokale, sipas vendimit të familjarëve.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007, miratoi një vendim ku konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja në atë kohë, Ushtria e Republikës Serbe kreu gjenocid.

Tribunali i Hagës, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës, si dhe sistemet gjyqësore të Serbisë dhe Kroacisë, deri tani kanë dënuar gjithsej 54 persona me 781 vite burg dhe pesë dënime me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid. Midis të dënuarve me burgim të përjetshëm janë edhe ish-presidenti i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i ushtrisë së saj, Ratko Mladiç.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us