BOTA
1 minuta leximi
Zelenskyy: Mbështesim idenë që Trump ta ndalë dhe të gjejë mënyrë për ta përfunduar luftën
"Ne mbështetëm idenë që presidenti Trump ta ndalë këtë luftë (Rusi-Ukrainë) dhe të gjejë mënyrë diplomatike për ta përfunduar atë", tha presidenti ukrainas Zelenskyy.
Zelenskyy: Mbështesim idenë që Trump ta ndalë dhe të gjejë mënyrë për ta përfunduar luftën
Zelenskyy: Mbështesim idenë që Trump ta ndalë dhe të gjejë mënyrë për ta përfunduar luftën / AP
12 orë më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se mbështetëm idenë që presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do ta ndalë luftën Rusi-Ukrainë dhe do të gjejë mënyrë diplomatike për ta përfunduar atë.

Zelenskyy u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe iu përgjigj pyetjeve të mediave.

"Ne mbështetëm idenë që presidenti Trump ta ndalë këtë luftë (Rusi-Ukrainë) dhe të gjejë mënyrë diplomatike për ta përfunduar atë", tha Zelenskyy i cili shtoi se "Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë, ne duhet ta ndalojmë Rusinë dhe na duhet mbështetja e partnerëve tanë amerikanë dhe evropianë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur këtë dhe mendoj se kemi treguar se jemi një komb i fortë".

Ai shprehu gatishmërinë e tij për takim trepalësh.

Disa çështje të rëndësishme, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe shkëmbimet territoriale, pritet të jenë në tryezë gjatë takimit midis dy udhëheqësve.

Në takim do të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us