BOTA
1 minuta leximi
Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve në Pakistanin
Me viktimat e fundit të shkaktuara nga përmbytjet masive që goditën provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të premten, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 688.
Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve në Pakistanin
Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve në Pakistanin / AA
6 orë më parë

Ekipet e shpëtimit të mbështetura nga trupat e ushtrisë dhe vullnetarët vendas vazhduan të gërmojnë nëpër grumbuj mbeturinash në disa rrethe të Pakistanit veriperëndimor, ku përmbytjet shkatërruan fshatra të tëra, ura dhe ndërtesa tjera.

Me viktimat e fundit të shkaktuara nga përmbytjet masive që goditën provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të premten, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 688.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Islamabad, gjenerallejtënant Inam Haider, kreu i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) të vendit, tha se rreth 1.000 persona janë plagosur në aksidente të lidhura me shiun dhe përmbytjet në të gjithë vendin që nga 26 qershori.

Inam tha se autoritetet po punojnë për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur energjinë elektrike në rrethet e prekura nga përmbytjet.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us