BOTA
1 minuta leximi
Mediat: Një deputet kreu vetëvrasje në Parlamentin e Finlandës
Zyrtarët nuk e kanë mohuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Mediat: Një deputet kreu vetëvrasje në Parlamentin e Finlandës
Mediat: Një deputet kreu vetëvrasje në Parlamentin e Finlandës / AA
3 orë më parë

Një deputet finlandez ka kryer vetëvrasje të martën brenda ndërtesës së parlamentit, sipas raportimeve të mediave lokale.

Një person ka ndërruar jetë në ndërtesën e Parlamentit dhe duket se bëhet fjalë për vetëvrasjen e një anëtari të parlamentit, ka raportuar gazeta finlandeze “Iltalehti“.

“Rasti i vdekjes ka ndodhur në mëngjes. Shërbimet emergjente mjekësore, njësitë e shpëtimit dhe autoritetet policore janë njoftuar për vendin e ngjarjes”, tha Aaro Toivonen, shefi i departamentit të sigurisë së parlamentit.

Toivonen nuk e mohoi informacionin kur televizioni finlandez Yle e pyeti nëse bëhej fjalë për vetëvrasje. Ai tha se nuk mund të komentonte për lokacionin e saktë të vdekjes brenda ndërtesës së Parlamentit dhe as nëse bëhej fjalë për një deputet apo një punonjës të parlamentit.

“Kjo është një ngjarje shumë e pafat dhe e trishtueshme”, shtoi Toivonen.

Yle gjithashtu raportoi se, sipas policisë, rasti nuk duket si vepër penale.

Ndërkohë, policia njoftoi se disa patrulla dhe shërbime emergjente mjekësore ndodhen aktualisht në vendngjarje.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us