Një paradë ushtarake u mbajt në Kinë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në ceremoninë e mbajtur në sheshin "Tiananmen" në qendër të Pekinit, trupa nga Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) marshuan në formacion ndërsa u shfaqën sistemet më të reja dhe më të përparuara të armëve të vendit.
Pasi iu drejtua publikut në ballkonin e Portës Tiananmen të Pallatit Perandorak, presidenti kinez Xi Jinping hipi në një automjet parade dhe inspektoi trupat e stacionuara në bulevardin Chang'an.
Kjo ishte parada e tretë ushtarake që udhëheqësi kinez ka mbikëqyrur në sheshin "Tiananmen" si president.
Në ceremoni morën pjesë krerë shtetesh dhe qeverish të huaja, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jongun, presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe kryeministrin e Malajzisë Anwar Ibrahim.
Gjithashtu ceremoninë e ndoqën nga tribuna e protokollit edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar dhe Ambasadori i Türkiyes në Pekin, Selçuk Ünal.
Kjo ishte hera e parë që Türkiye merr pjesë në këto ceremoni në nivel ministror në Kinë.