SPORT
1 minuta leximi
Kinë, fillojnë Lojërat e para Botërore të robotëve humanoidë
Robotët garuan në sporte të tilla si atletika, gjimnastika, futbolli dhe boksi në këtë ngjarje, e cila synonte të shfaqte përparimet në teknologjinë e robotëve humanoide përmes zbatimeve praktike.
Kinë, fillojnë Lojërat e para Botërore të robotëve humanoidë
Kinë, fillojnë Lojërat e para Botërore të robotëve humanoidë / AA
15 Gusht 2025

Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë (WHRG), gara e parë në botë e robotëve në shkallë të gjerë, në të cilën robotët humanoidë garojnë në fusha të ndryshme sportive, performance dhe kategorie, kanë filluar në kryeqytetin e Kinës, Pekin.

Aktiviteti i cili u mbajt në bashkëpunim me Qeverinë Popullore Vendore të Pekinit, Grupin Mediatik të Kinës, Organizatën Botërore të Bashkëpunimit në Robotikë dhe RoboCup Azi-Paqësor, morën pjesë kompani robotike, universitete, institute kërkimore, klube robotike dhe entuziastë me robotët humanoidë që ata i zhvilluan.

Robotët garuan në sporte të tilla si atletika, gjimnastika, futbolli dhe boksi në këtë ngjarje, e cila synonte të shfaqte përparimet në teknologjinë e robotëve humanoidë përmes zbatimeve praktike.

Në ditën e parë të lojërave, të cilat do të përfundojnë më 17 gusht, u zhvilluan gara vrapimi 400 metra dhe 1.500 metrash, ndeshje futbolli 3 me 3 dhe 5 me 5 si dhe ndeshje boksi.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us